• петок, 20 февруари 2026

AUV: Urgjentisht tërhiqet formula për foshnja "aptamil АР 2“, konsumatorët që e kanë blerë të mos e përdorin ose ta kthejnë

AUV: Urgjentisht tërhiqet formula për foshnja

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) – Urgjentisht tërhiqet nga tregu vendor produkti “aptamil АР 2“, eng 24×400 gramë, seria 2027.01.02, te i cili është vërtetuar prania e cereluidit (cereulide), informon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe bën thirrje që konsumatorët të cilët e kanë blerë këtë produkt me serinë dhe afatin e theksuar të përdorimit të mos e shfrytëzojnë ose ta kthejnë në vendin prej ku e kanë blerë. 

“Shërbimet tona inspektuese dje kryen kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te një operator ushqimor - importues i formulës për foshnje, formulës pasuese për foshnja dhe ushqimit dietik për qëllime të veçanta mjekësore, për të cilin dje, si pikë kontakti e Sistemit për paralajmërim të shpejtë të BE-së për ushqim dhe ushqim të kafshëve, morëm njoftim për produkt të pasigurt të vendosur në tregun vendor. Bëhet fjalë për APTAMIL AR 2, ENG 24×400 g, seria 2027.01.02, në një sasi të përgjithshme prej 912 copësh me origjinë nga Irlanda, në të cilin u përcaktua prania e cereulidit, dhe burimi i kontaminimit në njoftim është vaji ARA. Kontrolli përcaktoi se e gjithë sasia e importuar ishte shpërndarë në tregun në Maqedoni, gjegjësisht produkti nuk u gjet në depot e importuesit dhe se, siç e informoi vetë operatori Agjencinë dhe publikun, sasitë e shpërndara të këtij produkti tashmë po tërhiqen urgjentisht nga tregu”, informon AUV.

Sipas AUV, në lidhje me tërheqjen e disa formulave brend për foshnja nga kompania “Nestle” në shumë vende evropiane, kontrollohet nëse ato janë importuar në vend, edhe pse për ta nuk është marrë njoftim përmes Sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë në BE. 

“Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e ndjekim gjendjen dhe nëse paraqitet nevoja, do të reagojmë me kohë duke ndërmarrë masa adekuate për mbrojtje të jetës dhe shëndetit të foshnjave”, bën të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан