AUV shqiptoi gjoba prej 82 mijë euro për zinxhirët e mëdhenj të marketeve
- Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) këtë javë nga data 10 deri më 12 shkurt, kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme tek tregjet e mëdha në të gjithë vendin që kanë zinxhirë supermarketesh, diskonteve dhe hipermarketeve. Për këtë janë marrë 47 vendime për mospërputhje të konstatuara dhe janë shqiptuar gjithsej 29 dënime me para në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro. Janë asgjësuar dhe 22.3 ton ushqime të pasigurta, prej të cilave pjesa më e madhe mish.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) këtë javë nga data 10 deri më 12 shkurt, kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme tek tregjet e mëdha në të gjithë vendin që kanë zinxhirë supermarketesh, diskonteve dhe hipermarketeve. Për këtë janë marrë 47 vendime për mospërputhje të konstatuara dhe janë shqiptuar gjithsej 29 dënime me para në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro. Janë asgjësuar dhe 22.3 ton ushqime të pasigurta, prej të cilave pjesa më e madhe mish.
Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjieno- teknike në objekt, tek 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar, ndërsa tek 5 ushqime me pamundësi për t'u ndjekur me ambalazh të dëmtuar apo të padeklaruara.
Tre nga operatorët e kontrolluar nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore për punonjësit, 10 nuk kanë mbajtur shënime për HASSP. Tek 4 operatorë u gjetën produkte të etiketuara në mënyrë joadekuate, ndërsa një objekt nuk ishte i regjistruar.
"Qëllimi i kontrolleve ishte të kontrollohej nëse operatorët janë të regjistruar në AUV për të gjitha aktivitetet dhe aktivitetet në secilin prej objekteve, nëse dhe në çfarë mase plotësohen kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për ushqim, me theks në kryerjen e kontrolleve në repartet e ushqimeve dhe mishtoreve, si dhe në mishtoret të cilat përpunojnë përgatitjet e mishit të freskët. Krahas kësaj u kontrollua edhe plotësimi i procedurave për pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve, mjeteve të punës dhe parandalimin e kontaminimit, furnizimin me ujë të sigurt, zotërimin e librave sanitar dhe certifikatave për formimin profesional të punonjësve pranë operatorëve, ruajtjen e ushqimit, origjinën e tij, me pamundësi për t'u ndjekur (verifikimi i dokumenteve komerciale), si dhe respektimi i regjimit të temperaturës për ushqimin që nga marrja e tij deri në ngrirje.
Sipas AUV, janë kontrolluar edhe mbajtja e evidencës për HASSP, Praktikat e mira të prodhimit dhe praktikat e mira higjienike, etiketimi i ushqimeve, planet e kampionimit të vetë operatorëve, zbatimi i operacioneve të paketimit/ripaketimit, dezinfektimi, ndërsa me kontrollet e jashtëzakonshme mbulohen dhe magazinat e operatorëve. rq/
Foto: MIA