AUV parandaloi importin e mbi 20 tonëve të patateve të skuqura të pasigurta
- - Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) parandaluan importin e 20.500 kilogramëve patate të ngrira - patate të skuqura, me afat të skaduar më 23 maj 2025. Patatet, të importuara nga Holanda, ishin të destinuara për shitje në tregun e RMV-së.
Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) parandaluan importin e 20.500 kilogramëve patate të ngrira - patate të skuqura, me afat të skaduar më 23 maj 2025. Patatet, të importuara nga Holanda, ishin të destinuara për shitje në tregun e RMV-së.
Sasitë e ndaluara të patateve të ngrira, në prani të inspektorëve të ushqimit nga Agjencia, u shkatërruan të premten në deponinë Drislla, bazuar në masën e vendos për import të ndaluar dhe vendimin e lëshuar me urdhër për shkatërrim të parrezikshëm", qëndron në kumtesën e AUV.
Nga atje gjithashtu shtojnë se si pjesë e një inspektimi të jashtëzakonshëm në një operator të ushqimit me origjinë shtazore, AUV sekuestroi dhe shkatërroi pa dëm 2.000 kilogramë mish pule të pasigurt.
"Për shkak të mosrespektimit të procedurave të higjienës së mirë dhe praktikës së nirë të prodhimit, operatorit të ushqimit iu shqiptua masa ndalesë e përkoheshme e punës dhe gjobë prej 4.400 eurosh në kundërvlerë denarë", theksojnë nga Agjencia.
Ata shtojnë se në kuadër të inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme nga veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit, AUV vazhdon të zbatojë masa për të mbrojtur qytetarët nga konsumimi i ushqimit të pasigurt, duke mbrojtur kështu shëndetin e tyre dhe shëndetin e mirëqenien e kafshëve. ls/
Foto: AUV