• понеделник, 19 јануари 2026

AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete, vendosen gjoba prej 40.000 euro

AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete, vendosen gjoba prej 40.000 euro

Shkup, 18 janar 2026 (MIA) - Përafërsisht 40.000 euro në kundërvlerë denari është vlera totale e 22 gjobave të shqiptuara nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ndaj operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera në markete dhe hipermarkete në të gjithë vendin.

Siç theksohet në kumtesën e AUV, gjatë aksionit që u krye nga 13 deri më 16 janar të këtij viti, u kontrolluan 188 operatorë ushqimorë në këtë kategori.

"Në 10 operatorë, kontrollet përcaktuan shkelje të vogla në fushën e sigurisë ushqimore (mungesë e përzgjedhjes së pajisjeve të ftohjes, deklarata të paqarta dhe të palexueshme të produkteve, etj.), për të cilat u vendosën masa paralajmëruese, e në 2 markete u përcaktua se punonjësit nuk kishin libreza sanitare", qëndron në kumtesën. 

Nga atje shtojnë se në gjashtë nga marketet e kontrolluara u zbulua se nuk kishin zbatuar procedura për zbatimin e rregullave të Praktikës së Mirë të Prodhimit dhe Praktikës së Mirë të Higjienës, ndërsa te 14 markete u zbuluan se kishin ushqime të skaduara.

Si të pasigurta në kuadër të këtij aksioni nga Agjencia, nga operatorët u sekuestruar dhe u shkatërruar pa dëm mbi 253 kilogramë ushqim (mish dhe produkte mishi, produkte qumështi, ëmbëlsira dhe lloje të tjera të produkteve). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан