• петок, 05 декември 2025

Autostrada Veles - Gradsko e mbyllur për qarkullim, automjetet riorientohen në rrugën eksprese Gradsko-Drenovë

Autostrada Veles - Gradsko e mbyllur për qarkullim, automjetet riorientohen në rrugën eksprese Gradsko-Drenovë

Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Për shkak të një zjarri të madh dhe pjesëve të rrëzuara të një rimorkioje automjeti, segmenti autostradë A1 Veles - Gradsko është mbyllur që nga ora 01:20 dhe automjetet po devijohen në autostradën Gradsko - Drenovë, informon LAMM.

Trafiku në autostradën Prilep - Gradsko është alternuar.

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  mb/

Fito: MIA

Остани поврзан