Autoritetet ukrainase: Dy të vrarë, gjashtë të plagosur në sulmet ruse në Kiev
- Të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur gjatë natës në sulmin ajror rus në Kiev, kumtuan sot në mëngjes shërbimet ukrainase për raste urgjente.
Kiev, 25 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur gjatë natës në sulmin ajror rus në Kiev, kumtuan sot në mëngjes shërbimet ukrainase për raste urgjente.
Dy persona janë vrarë, ndërsa pesë janë plagosur në bombardimin e një ndërtese nëntëkatëshe në rajonin Dnieper, kurse një person tjetër u plagos në sulmin ndaj një ndërtese në rrethin Peçersk, kumtuan shërbimet për raste urgjente.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 249 dronë ukrainas mbi Rusinë gjatë natës.
Mbi Detin e Kuq janë rrëzuar 116, në rajonin Krasnodar - 76, në gadishullin e aneksuar të Krimesë 23 dhe 16 në rajonin Rostov, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s