• четврток, 30 јануари 2025

AUS-USHCM kërkon shpenzime shtesë në disa fakultete që të mos jenë në ngarkesë të studentëve, kërkojnë takim urgjent me ministren Janevska

AUS-USHCM kërkon shpenzime shtesë në disa fakultete që të mos jenë  në ngarkesë të studentëve, kërkojnë takim urgjent me ministren Janevska

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Asambleja studentore univeristare pranë USHCM (ASU-USHCM) konsideron se futja e shpenzimeve shtesë për resurse materiale dhe onlajn në disa fakultete nuk duhet të jetë në ngarkesë të studentëve. Në komunikatën e sotme theksohet se do të kërkohet takim urgjent me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska me qëllim që në afat sa më të shpejtë, shpenzimet shtesë të kompensohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është parashikuar konform Ligjit.

"Sipas nenit 123 paragrafi 5 nga Ligji për arsim të lartë "(5) shpenzime shtesë - shpenzime komunale, mirëmbajtje, pajisje dhe material shpenzues për realizimin e programeve studimore dhe për punën e institucionit të arsimit të lartë - në institucionet publike të arsimit të lartë, kompensohet në tërësi nga nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut", theksojnë nga Asambleja studentore univeristare pranë USHCM.

Në takimin e mbajtur me këtë rast morën pjesë kryesia e Asamblesë studentore universitare pranë USHCM, Avokati e popullit të studentëve dhe kryetarët e asambleve studentore të Fakultetit të Mjekësisë, Filozofisë, Filologjisë, Ekonomisë, Juridikut, Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Mekanik. Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetësisë, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Fakultetin e Mobiljeve dhe Dizajnit të Brendshëm dhe Teknologjive, si dhe zëvendës-avokatët studentorë nga Fakultetet Ekonomike, Juridike dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. mb/

Foto: AUS-USHCM

Тагови

Остани поврзан