• сабота, 22 февруари 2025

Asociacioni i atasheve të mbrojtjes, të akredituar në vend, do ta vizitojnë Kuvendin

Asociacioni i atasheve të mbrojtjes, të akredituar në vend, do ta vizitojnë Kuvendin

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Për vizitë në Kuvend sot do të qëndrojë Asoacioni i atasheve të mbrojtjes së akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga pres-shërbimi parlamentar, Asociacioni do të realizojë takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.

Në ngjarje fjalim do të mbajë Pavle Arsoski, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe doajen i Asociacionit të atasheve të mbrojtjes.

Gjithashtu, në kuadër të ngjarjes është planifikuar të mbahet diskutim i hapur. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан