Asambleja kombëtare franceze e miratoi ndalesën për rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
- Asambleja kombëtare franceze votoi për ndalesë të përdorimit të rrjeteve siciale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare, njofton DPA.
Paris, 27 janar 2026 (MIA) - Asambleja kombëtare franceze votoi për ndalesë të përdorimit të rrjeteve siciale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare, njofton DPA.
Deputetët në Paris mbrëmë vonë e kanë miratuar projekt-ligjin. Ligji parashikon se qasja deri në shërbimet onlajn për rrjetim social e siguruar nga platforma onlajn do të ndalohet për minorenët deri në moshën 15 vjeçare.
Tksti ende duhet të apromovohet nga Senati, Dhoma e Sipërme e Parlamentit francez, transmeton agjencia ngjermane.
Teksti i miratuar nga Dhoma e poshtme nuk precizon se cilat platforma të mediave sociale do të përfshihen me ndalesë. Megjithatë, është bërë qartë e ditur se "enciklopeditë onlajn", si dhe "tekstet edukative ose shkencore"m do të jenë përjashtim nga ndalesa. Shërbimet për mesazhe private gjithashtu nuk do të preken.
Versioni primar e ligjit që e kanë diskutuar deputetët ka qenë më pak drastik, sepse minorenëve u ka mundësuar që të vazhdojnë të përdorin platforma të caktuara me pëlqimin e prindërve. Kjo dispozitë tani nuk është hedhur poshtë.
Ligji është mbështetur në Asamblenë nacionale kryesisht nga deputetë nga tabori i presidentit francez Emanuel Makron.
Pas votimit, Makron shkroi në platformën e rrjteve sociale X: "Kjo është ajo që shkencëtarët e rekomandojnë dhe ajo që francezët e kërkojnë me shumicë të madhe".
Makron thotë se masa do të hyjë në fuqi deri në vitin e ardhshëm shkollor. "Nga 1 shtatori, fëmijët tanë dhe të rinjtë përfundimisht do të jenë të mbrojtur. Do të kujdesem për këtë", shkroi ai. mb/
Foto: MIA