• петок, 05 декември 2025

Arrestohet shkupjani, me veturë ka goditur një bashkëqytetare dhe është larguar nga vendngjarja

Arrestohet shkupjani, me veturë ka goditur një bashkëqytetare dhe është larguar nga vendngjarja

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Një shkupjan është privuar nga liria, pasi mbrëmë me veturë ka goditur një bashkëqytetare dhe është larguar nga vendngjarja. 

Në orën 19:10, në Sektorin e Punëve të Brendshme - Shkup, është denoncuar se në rrugën "Dimitrie Çupovski" në qytet, një automjet pasagjerësh "folksvagen tiguan'' me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. 33 vjeçar nga Shkupi, ka goditur këmbësoren. 

"Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar 79-vjeçarja M.M., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" - Shkup. Më pas, pas masave të ndërmarra, në rrugën lokale për në Vodno të Mesme është gjetur dhe privuar nga liria, shoferi A.A.. Është bërë inspektim dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës", thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан