Arrestohet një grua në Shkup pasi ka goditur këmbësorin dhe ka ikur
- Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje është privuar nga liria S.V.M. (42) e cila më herët po atë ditë, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e bulevardit "Kuzman Josifoski Pitu" dhe rrugën "Bojmija", me veturën e saj "Citroen" ka goditur këmbësorin A.M. (38) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë asnjë ndihmë.
Shkup, 1 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje është privuar nga liria S.V.M. (42) e cila më herët po atë ditë, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e bulevardit "Kuzman Josifoski Pitu" dhe rrugën "Bojmija", me veturën e saj "Citroen" ka goditur këmbësorin A.M. (38) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë asnjë ndihmë.
Siç njofton MPB, i lënduari A.M. është transportuar në Kompleksin Klinik "Nënë Tereza", ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit publik, S.V.M. po mbahet në stacionin policor dhe ndaj saj do të ngritet kallëzim penal me procedurë të shpejtë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s