• сабота, 22 февруари 2025

Arrestohet i arratisuri nga burgu në Pikën kufitare "Bogorodicë"

Arrestohet i arratisuri nga burgu në Pikën kufitare

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Në autostradën А1 në afërsi të Pikës kufitare Bogorodicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Z.V.(43) nga Shtipi, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Ai ishte i dënuar me vujatje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjet e dy muaj për kryerjen e veprës penale „grabitje“, ndërsa ishte i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip", sqarojnë prej aty.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip për vuajtjen e pjesës së mbetur prej dy vjet e pesë muaj të dënimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан