Armata izraelite filloi operacion të madh në pjesën veriore të Bregut Perëndimor
- – Armata izraelite sot njoftoi se fillon “operacione të mëdha” kundër grupeve të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar.
Jerusalem, 26 nëntor 2025 (MIA) – Armata izraelite sot njoftoi se fillon “operacione të mëdha” kundër grupeve të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar.
“Forcat izraelite filluan të veprojnë si pjesë e operacionit të madh antiterrorist në rajonin verior Samaria”, thuhet në kumtesën e armatës, e cila e shfrytëzon emrin biblik për pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Armata izraelite theksoi se nuk bëhet fjalë për shpërndarje si pjesë e “operacionit antiterrorist” të filluar në janar të vitit 2025 dhe drejtuar ndaj kampeve palestineze refugjate në rajon, por për “operacion të ri”.
Forcat izraelite “nuk do të lejojnë terrorizmin të rrënjoset aty”, shtoi armata.
Dhuna nuk po ndalet në Bregun Perëndimor pasi armëpushimi në Rripin e Gazës hyri në fuqi më 10 tetor. fc/
Foto: EPA