Armata e Libanit kumtoi se ka përfunduar faza e parë e çarmatimit në jug të lumit Litani
- Armata libaneze sot kumtoi se janë arritur qëllimet e fazës së parë të planit për çarmatim të pjesës jugore të vendit dhe premtoi se do të vazhdojëtë punojë drejt marrjes së përgjegjësisë së plotë për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë vendit.
Bejrut, 8 janar 2025 (MIA) - Armata libaneze sot kumtoi se janë arritur qëllimet e fazës së parë të planit për çarmatim të pjesës jugore të vendit dhe premtoi se do të vazhdojëtë punojë drejt marrjes së përgjegjësisë së plotë për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë vendit.
Burime të Hezbollaut deklaruan se grupi tashmë nuk është i pranishëm ushtarakisht në jug të lumit Litani.
Kjo fazë u fikusua në zgjerimin e prnaisë operative të armatës, sigurim të zonave kyçe dhe vendosje të kontrollit ndaj territoreve në sektorin në jug të lumit Litani, përveç rajoneve që ende janë nën okupim izraelit, ceket në kumtesën e armatës.
Presidenti i Libanit, Xhozef Aun theksoi se e mbështetë armatën në tërësi, e cila duhet të jetë forca e vetme legjitime ushtarake në vend.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollaut filloi në tetor të vitit 2023, në margjina të ofenzivës izraelite ndaj Rripit të Gazës, ndërsa armiqësitë eskaluan në shtator 2024, në mënyrë që pas dy muajve të arrihej Marrëvehsja për ndërprerje të zjarrit me ndërmjetësim të SHBA-së. Edhe përkundër ndërprrerjes së zjarrit, armata izraelite vazhdoi të kryejë sulme ndaj Libanit jugor, duke pohuar se janë të kahëzuara drejt Hezbollahut, i cili sërish u armatos.
Në qershor të vitit të kaluar gjatë luftës mes Izraelit dhe Iranit, armata izraelite pothuiajse çdo ditë sulmonte caqe të Hezbollahut në Liban.
Armëpushimi parasheh çarmatim të Hezbollahut dhe mënjanim të infrastrukturës uhstarake në jug të lumit Litani, rreth 30 kilometra larg kufirit izraelit. Ndërkaq Izraeli duhet t'i tërheqë forcat e veta nga territori libanez, por të ruajë pesë pika kufitare që i konsideron si strategjike. ab/
Fotо: ЕPА