Ari e kaloi kufirin prej 5.000 dollarëve për uncë
- Çmimi i arit sot për herë të parë në histori e kaloi nivelin prej 5.000 dolalrë për uncë, me çka e vazhdoi trendit e vet të rritjes, sepse investuesit kërkojnë stehë më të sigurt për kapitalin e vet për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Londër, 26 janar 2026 (MIA) - Çmimi i arit sot për herë të parë në histori e kaloi nivelin prej 5.000 dolalrë për uncë, me çka e vazhdoi trendit e vet të rritjes, sepse investuesit kërkojnë stehë më të sigurt për kapitalin e vet për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Tensioni në rritje mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Grenlandën shkaktoi paqartësi në tregjet botërore financiare javën e kaluar, kështu që çmimi i arit u rrit fuqishëm.

Sot në mëngjes ndërkaq, ai u përforcua për plotësisht 0,9 për qind, në 5.029 dollarë për uncë.
Vitin e kaluar çmimi i metalit fisnik u rrit për 64 për qind falë uljes së normave të itneresit në SHBA, rënies së kursit të dolalrit, kërkesës nga bankat qendrore dhe derdhjeve rekorde të parave në fonde.
"Vlerësojmë se këtë vit çmimi i një uncë ari mund të arrijë 6.400 dollarë, ndërkaq çmimi mesatar mund të jetë 5.375 dollarë", deklaroi analisti i pavarur Ros Norman, transmetuan mediumet britanike. ab/
Foto: ЕPА