• сабота, 21 февруари 2026

Aragçi: Irani nuk planfikon t'i ekzekutojë protestuesit

Aragçi: Irani nuk planfikon t'i ekzekutojë protestuesit

Teheran, 15 janar 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi deklaroi se Teherani "nuk ka asnjë plan" për ekzekutimin e pjesëmarrësve në protestat masive në Iran.

"Nuk ka fare plane për varje", deklaroi Aragçi në intervistën për televizionin amerikan "Foks njuz".

Presidenti amerikan Donald Tramp në një intervistë për "Si-Bi-Es njuz" para dy ditëve, paralajmëroii se do të ndërmarrë "masa shumë të fuqishme" nëse Irani fillon t'i varë protestuesit.

Ndërsa dje Trampi deklaroi se vrasjet e kryera nga autoritetet iraniane gjatë shtypjes së protestave kanë rënë dhe se "burime të besueshme" pohojnë se ekzekutimet masive nuk janë planifikuar për momentin.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Iran, një organizatë me seli në SHBA, njoftuan se 2.571 persona u vranë gjatë protestave në Iran dhe 18.100 persona u arrestuan.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar gjyqe të shpejta kundër protestuesve të arrestuar. Kryeprokurori i Iranit, Mohamad Movahedi Azad, njoftoi se protestuesit do të akuzohen si armiq të Zotit, për të cilat, sipas ligjit iranian, parashikohet dënimi me vdekje, i cili kryhet me varje. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан