Apostollski: Ngjarjet e 27 prillit janë krim i rëndë kundër shtetit, ftojmë prokurorin publik të hetojë kush janë organizatorët
- Ngjarjet e 27 prillit janë vërtet krim i rëndë kundër shtetit, por edhe atëherë edhe tani i bëmë thirrje prokurorit publik që të hetojë kush janë organizatorët, thanë avokatët e të akuzuarve për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, pasi Gjykata Themelore Penale Shkup sot e pranoi kërkesën për amnisti për të akuzuarit, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) – Ngjarjet e 27 prillit janë vërtet krim i rëndë kundër shtetit, por edhe atëherë edhe tani i bëmë thirrje prokurorit publik që të hetojë kush janë organizatorët, thanë avokatët e të akuzuarve për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, pasi Gjykata Themelore Penale Shkup sot e pranoi kërkesën për amnisti për të akuzuarit, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.
Sipas avokatit Jordan Apostollski, pas gjashtë vitesh paraburgim, arrest shtëpiak dhe sjellje poshtëruese, Gjykata ka marrë vendimin e vetëm të mundshëm, ajo është lirimi dhe amnistimi i të akuzuarve.
“Që në fillim të këtij procesi, pretenduam se bëhet fjalë për proces të montuar politikë, me qëllim të lirohen nga përgjegjësia organizatorët e vërtetë të ngjarjeve, ndërsa nga provat e paraqitura rezulton se këta persona nuk janë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Pra, sipas mendimit tonë dhe sipas dëshmive të paraqitura, mund të konstatohet se në atë kohë MPB-ja nuk e ka kryer detyrën e vet. Ndërsa, atëherë ajo ministri ishte nën ndikimin dhe kontrollin e koalicionit LSDM-BDI", tha Apostollski.
Sipas avokatit Elenko Milanov, Ligji për amnisti është i qartë dhe decid dhe nuk vlen për ata që kanë vepruar si organizatorë me një kualifikim juridik krejtësisht tjetër si që është kualifikimi ligjor sipas nenit 324, ndërsa në raport me të gjithë ata për të cilët ekziston një kualifikim ligjor sipas nenit 313, si kërcënim terrorist i rendit kushtetues theksohen qartë përjashtimet për personat me armë, personat me identitet të fshehur dhe personat që kanë ushtruar dhunë në Kuvend.
"Prandaj, të gjitha deklaratat e mia të mëparshme kanë qenë në drejtim që ky rast në lidhje me disa nga personat që i kam përfaqësuar dhe jam avokat i tyre, nuk ka mundur dhe nuk është dashur të iniciohet, as të aprovohet aktakuza dhe as të hyjë në fuqi dhe të zgjasë gjithë këto vite", ka thënë Milanov.
Gjykata sot ka sjell vendimin me të cilin kërkesa për amnisti për të akuzuarit pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale "rrezikim të rendit kushtetues të shtetit".
Gjykatësi Ilija Tërpkov theksoi se ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 nuk janë as të prera e as të montuara, por reale, duke shtuar se ky është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, ndërsa gjykatësit duhet t’u rezistojnë proceseve.
"Shembja e Kuvendit është shembje e shtetit. Personalisht edhe si Këshill, ende mbajmë qëndrimin se qëllimi i ligjvënësit me Ligjin për amnisti ishte që të mos amnistohen organizatorët, por çdoherë ka një por, dhe PP dhe Gjykata e Apelit kanë vendosur që të tre të akuzuarit këtu nuk kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre", deklaroi Tërpkov.
Këta të akuzuar këtu, theksoi ai, janë të njëjtë me të pandehurit e tjerë në këtë gjykatë të cilët janë amnistuar.
Prokuroria në seancën e kaluar deri në Gjykatë ka dorëzuar mendim se tre nga të akuzuarit, dispozitat ligjore imponojnë amnisti, ndërsa për një të akuzuar nuk mund të zbatohet ky institut juridik, sepse për të njëjtin vlejnë përjashtimet nga amnistia që ka dhënë ligjvënësi me vendimin e tij ligjor.
Në mendimin e dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup nga PTHP NJKOK për zbatimin e Ligjit për amnisti për rastin "Organizatorët e 27 prillit", theksohet se kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarve për zbatimin e ligjit nuk mund të kontestohet, veçanërisht nëse merren parasysh të pandehurit dhe personat e dënuar të cilët tashmë janë amnistuar.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti e ka pezulluar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish drejtori i DSK-së Atanasovski gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Foto: MIA