• петок, 05 декември 2025

Anija kozmike kineze "Shenzhou-20" shpallet e pasigurt, astronautët do të kthehen me "Shenzhou-21"

Anija kozmike kineze

Pekin, 14 nëntor 2025 (MIA) - Anija kozmike "Shenzhou-20" është shpallur e papërshtatshme për kthimin e sigurt të astronautëve, kështu që do të mbetet në hapësirë ​​dhe do të vazhdojë eksperimentet shkencore, bëri të ditur Agjencia kineze e hapësirës (CMSA).

Kthimi, fillimisht i planifikuar për 5 nëntor u prolongua për shkak të dyshimeve për ndikim të vogël të mbetjeve në anijen kozmike "Shenzhou-20".

Konkretisht, në dritaren e kapsulës u gjetën çarje të vogla me gjasë të shkaktuara nga një ndikim i mbetjeve hapësinore. Prandaj, ekuipazhi i "Shenzhou-20" do të kthehet në Tokë me anijen kozmike "Shenzhou-21". Astronautët Çen Dong, Çen Zhongrui dhe Uang Xhie janë në gjendje të mirë dhe të gjitha sistemet e kthimit të ekuipazhit janë plotësisht të përgatitura, njofton CMSA.

Autoritetet kineze më parë informuan se stacioni i tyre hapësinor "Tiangong" funksionon normalisht dhe mund të akomodojë dy ekipe të Kinës në orbitën e Tokës. Mundësia e re e kthimit është të premten, në vendin e uljes "Dongfeng" në Mongolinë e Brendshme.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан