• петок, 05 декември 2025

Andonovski: Qeveria e mbështet zhvillimin e tregitës elektronike - përmes strategjive, ndërveprimit dhe burokracisë së zvogëluar

Andonovski: Qeveria e mbështet zhvillimin e tregitës elektronike - përmes strategjive, ndërveprimit dhe burokracisë së zvogëluar

Shku0, 4 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konfirmon përkushtimin e saj drejt avancimi të tregtisë elektronike si shtytës i ekonomisë, përmes zbatimit të stategjisë së qartë për transformim digjital, përforcim të interoperabilitetit dhe zvogëlimit pengesave adminitrative për qytetarët dhe kompanitë. Këtë e ka porositur sot ministri i Transformit Digjital, Stefan Andonovski, në hapjen e konferencës së tetë rajonale E-komerc në Shkup.

Ai theksoi se e-tregtia tashmë nuk është model alernativ, por ekonomik dominues, i cili kërkon mbështetje të fuqishme nga shteti përmes plarformave moderne digjitale, parashikueshmëri rregullatorer dhe me orientim inovativ drejt tregut.

"Ndërveprimi që e kemi mundësuar falas për më shumë se 76 institucione dhe kompani - me më shumë se 2.6 milionë transaksione të sigurta në muaj dhe një rritje prej 260 për qind - përfaqëson jo vetëm një sukses për administratën, por edhe një mundësi për sektorin privat. Hap hapësirë ​​për shërbime digjitale, shkëmbim të sigurt të të dhënave, qasje të shpejtë në të dhënat e nevojshme administrative dhe modele të reja biznesi që lidhin shtetin dhe kompanitë në një ekosistem të përbashkët digjital", tha ministri Andonovski.

Në kujadër të mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Minisria e Transformimit Digjital përmes Qendrës eEvropiane Digjitale të Inovacionit - INNOFEIT EDIH, siç potencoi u mundëson kompanive qasje në labpratore, pajisje digjitale dhe mbështetje eksperte për testimin e teknologjive të reja para investimit.

"Kjo qendër ofron edhe trajnime për mjeshtëri digjitale të inteligjencës artificiale, sajber-siguri, automatizim dhe internet në gjërat, me qëllim që ta rrisë konkurrencën e kompanive vendore në tregun evropian. Në të njejtin drejtim, Qendra rajonale për inteligjencë artificiale - Vezilka, zhvillon IA zgjidhje të zbatueshme edhe në sektorin privat, me çka krijon kushte që tregtia elektronike të  bëhet më efikase, më e mençur dhe më e sigurt", nënvizoi ministri i Transformimit Digjital.

Sipas tij, zvogëlimi i burokacisë dhe hapja e të dhënave për komunitetin e biznesit janë kyçe për një shtet modern  

"Qeveria krijon infrastrukturë ku inovacioni është në qendër, ndërsa qytetarët dhe kompanitë janë përfituesit e vërtetë të transformimit digjital. Në periudhën e ardhshme, qeveria do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën digjitale, duke përmirësuar ekosistemin e inovacionit, si dhe në programe për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrësit në ekonominë dixhitale, theksoi Andonovski.

Kryetarja e Shoqatës për e-Tregti të Maqedonisë (AETSM), Nina Angellovska Stankov deklaroi para fillimit të konferencës së tetë rajonale të tregtisë elektronike se pjekuria digjitale e rajonit është ende në një nivel të ulët dhe ne duhet të punojmë për ta përshpejtuar atë.

"Mesatarisht, 27 për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor shesin onlajn, por ka një zhvillim të pabarabartë. Nëse kemi vende me 48 për qind, ndërsa Maqedonia ka vetëm 19 për qind të kompanive që shesin onlajn. Mesatarisht, vetëm dy për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor përdorin mjete të inteligjencës artificiale, për të përmirësuar punën dhe produktivitetin dhe në tregtinë elektronike gjithashtu. Në Maqedoni, vetëm një për qind e kompanive përdorin mjete të inteligjencës artificiale", tha Angellovska Stankov. Sipas saj, ne nuk jemi mjaftueshëm të përgatitur për të përdorur përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale. mb/

Фото: МИА

 

Остани поврзан