Andonovski: Që në javën e parë të thirrjes, rreth 40.000 studentë morën vauçerin e tyre me vlerë për pajisje elektronike
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Që në javën e parë të thirrjes, rreth 40.000 studentë morën vauçerin e tyre në vlerë prej 15.300 denarësh, theksoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski. Siç kumtojnë nga Ministria, Andonovski, në i ftuar në emisionin "Për ose kundër" në Televizionin Alfa, iu referua projektit të dedikuar për studentët të udhëhequr nga Ministria e Transformimit Digjital në bashkëpunim me institucione të tjera dhe theksoi se përveç studentëve që tashmë kanë marrë vauçerin e tyre me vlerë, janë planifikuar 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentë të regjistruar në studime universitare në vitin akademik 2025/26.
Sipas Andonovskit, ky është një nga projektet më të rëndësishme që Ministria reosre, në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e ka realizuar me qëllim që çdo nxënës të ketë qasje në një pajisje elektronike.
"Ky është një nga projektet më të rëndësishme që lidhet me tejkalimin e hendekut digjital. Shpesh flasim për atë se sa shumë shoqëria po përparon në digjitalizim, ndërsa pjesa tjetër mbetet prapa sepse disa njerëz nuk kanë qasje në pajisje elektronike. Dhe kjo ide e kryetarit Mickoski u realizua nga Qeveria, SP i Qeverisë me portalin uslugi.gov.mk, të cilin e menaxhojmë ne si ministri dhe është mjaft i suksesshëm. Qëllimi është të arrihet që 55.000 studentë në studime universitare të marrin vauçerë për pajisje elektronike", theksoi Andonovski.
Lidhur me mënyrën se si po zhvillohet procesi, ai vuri në dukje se kjo masë është një nga masat më të popullarizuara të ndërmarra deri më tani në fushën e digjitalizimit.
"Sipas të dhënave, pak më pak se 40.000 aplikime kanë qenë të suksesshme, 40.000 studentë kanë marrë vauçerin e tyre dhe mund ta përdorin në dyqane. Është vërtet një proces sfidues, mund të them se ditën e parë patëm rreth 15/000 aplikime vetëm atë ditë, që krahasuar me vitin 2023 tejkalon numrin e aplikimeve vjetore në portal, që do të thotë se portali nuk kishte një numër kaq të madh aplikimesh në një moment të caktuar, gjë që tregon interesin e qytetarëve dhe studentëve për të aplikuar, besimin në institucionet se do të marrin vauçer", theksoi Andonovski.
Afati i fundit për studentët për të aplikuar për vauçerin me vlerë, siç tha ministri, është 20 dhjetori i këtij viti, por me këtë dinamikë, sipas ministrit vauçerët do të mblidhen deri në javën e parë të dhjetorit. Shfrytëzimi i vauçerëve, megjithatë do të jetë me afat deri më 31 dhjetor të këtij viti.
"Kjo masë është një masë shumë e suksesshme dhe kjo qasje është e duhura. T’u ofrohet njerëzve mundësia që t’u sigurojnë vetes, familjes së tyre, një pajisje elektronike për mësim ose punë, dhe më pas t’u mundësohet bizneseve të zhvillohen, sepse këto vauçer mund të përdoren kudo në vend me çdo operator ekonomik që ka aplikuar më parë, dhe këta janë praktikisht 15 ofruesit më të njohur, kështu që ekziston edhe një mundësi për të stimuluar ekonominë. Ne nuk kryem një prokurim, nuk e korruptuam sistemin në mënyrë që të zgjidhnim se çfarë lloj pajisjeje elektronike të përdorim, por këtë e lamë në dobi të studentëve", përfundoi Andonovski. ls/
Foto: Ministria e tranformimit digjital