• четврток, 25 декември 2025

Andonovski: Portali nacional - uslugi.gov.mk ka 240.000 shfrytëzues

Andonovski: Portali nacional - uslugi.gov.mk ka 240.000 shfrytëzues

Manastir, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me nikoqirin e tij, kryetarin e Komunës, Toni Konjanovski, në kuadër të karvanit për promovim dhe afrim të portalit uslugi.gov.mk drejt qytetarëve, në Manastir informuan për përparësitë që i mundëson portali nacional për shërbimet elektronike.

Në deklaratë për mediumet, ministri Andonovski theksoi se numri i shfrytëzuesve po rritet, ndërsa për momentin posaçërisht shembull pozitiv është shfrytëzimi i portalit për vauçer[t për pajisje elektronike.

"Sot portali p]ka përafërishst 240.000 shfrytëzues, që tregon interesim të madh të qytetarëve për shërbimet elektronike. Gjithnjë e më shumë po i shfrytëzojnë të njejtat, sepse u ofrojnë mundësi të arrijnë më shpejt shërbimit të dëshiruar dhe më shpejtë ta kryejnë punën e tyre. Posaçërisht pozitiv është shembulli me vauçerët për pajisje elektronike për studentët, për të cilin shërbimi tërësisht merret onlajn", theksoi Andonovski.

Në ngjarjen promovuese në Manastir, ministri e ceki punën e Qendrës për shërbime në këtë qytet.

Komuna e Manastirit ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe solid me Ministrinë e Transformimit Digjital, por edhe me vetëiniciativë kontribuon për shërbime efikase digjitale", theksoi Toni Konjanovski.

Komuna e Manastirit dhe Ministria e Transformimit Digjital do të bashkëpunojnë edhe në projekte dhe shërbime të tjera konkrete në funksion të kompanive vendore dhe të huaja. ab/

foto: МIА

 

Остани поврзан