• среда, 09 октомври 2024

Andonovski: Në 100 ditët e para janë dorëzuar mbi 80 vegla të reja digjitale për qytetarët dhe kompanitë, në vitin 2025 edhe 100 shërbime të reja

Andonovski: Në 100 ditët e para janë dorëzuar mbi 80 vegla të reja digjitale për qytetarët dhe kompanitë, në vitin 2025 edhe 100 shërbime të reja

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Përditësimi i veglës digjitale "Balancuesi" me të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021 duke e shfrytëzuar vetëm popullata rezidente, dorëzimi i mbi 80 veglave tër eja digjitale për qytetarët dhe kompanitë me çka portali uslugi.gov.mk shënon rritje prej 56 për qind në shfrytëzimin e shërbimeve ekzistuese nga ana e qytetarëve dhe mundësim të studimit fizibiliti për vendosje të Rrjetit nacional transprotues optik, projekt në vlerë prej 400.000 eurove që do të jetë bazë për avancimin e mbulimit me internet të brezit të gjerë, janë mes arritjeve të Ministrisë për transformim digjital në 100 ditët e para të punës së vet.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në konfernecën për shtyp që e mbajti në hapësirat e reja që i morën nga Qeveria, në ndërtesën e Minsitrisë për marrëdhlnie mes bashkësive, ish-Ministria prë sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, i përmendi edhe grantin e nënshkruar me BE-në prej 1,3 milionë eurove për formim të Qendrës nacionale për internet më të sigurt, si hap kyç për mbrojtjen e fëmijëve në internet, si dhe aktivitetet e sigurisë kibernetike.

Në pjesën e gjendjeve të hasura, minsitri tha se lidhur me obligimet financiare MTD po përballet me sfida të mëdha financiare në shumë të prëgjithshme prej mbi një milairdë denarëve, të cilat dalin nga padia në procedurë gjyqësore për garancë bankare, padi nga ish-të punësuar për kontribute të papaguara dhe padi nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe RTVM, më pas me projekte të bllokuara me rëndësi vitale, kushte katastrofike hapësinore dhe auto-park, sisteme joadekuate për mirëmbajtje të infrastrukturës së TI-së dhe rregulaltivë të vjetëruar ligjore e cila, tha, nuk ka ndryshuar në pesë vitet e fundit.

Për periudhën në vijim, si projekt me rëndësi të posaçme ai e veçoi aplikimin e programin e BE-së i cili do të na mundësojë të zhvillojmë aplikacion mobil për shërbime administrative. Bëhet fjalë për projekt të quajtur Supper App ELI, me vlerë prej 1,2 milionë eurove, i cili është pjesë e nismës Evropa digjitale, e cila ka fond prej 7,5 miliardë eurove. Do të punohet në partneritet me Minsitrinë ukrainase për transformim digjitale dhe Lisbon Council me renome, që duhet të mundësojë qasje drejt spektrit të gjerë të shërbimeve shtetërore drejtpërdrejt përmes telefonit celular.

Andpmovski paralajmëroi edhe se Ministri punon në ridizajn të plotë të portalit për shërbime - uslugi.gov.mk.

Në paraqitjen e tij, ministri Andonovski paralajmëroi edhe 100 shërbime të reja elektronike në vitin 2025, të kapshme në portalin për shërbime.

Me vendosjen e shërbimeve të reja, nga MTD pritet dukshëm të rritet numri i shfrytëzuesve aktiv të portalit dhe të përmirësohet efikasiteti i administratës shtetërore.

Në pyetjen e gazetarëve ai pohoi se nuk është i mjaftueshëm shfrytëzimi i shërbimeve elektronike, ndërsa problem të madh të cilin e vlerëson edhe Enti shtetëror për revizion se ai rrjedhë nga mosnjohja se ekziston një portal i tillë apo ato shërbime janë të kapshme për opinionin, dhe në tejkalimin e gjendjes së pari do të punohet në ridizajn të portalit për shërbime, e më pas në fushatën për informim të qytetarëve.

Lidhur me gjendjen kadrovike, ai konfirmoi se ekziston ripozicionim të të punësuarve dhe do të kërkohet prej ytre zhvillim të shkathtësive tër eja, shkathtësi të reja digjitale, por se asnjëri prej të punësuarve nuk do ta humbën vendin e punës për shkak të procesit të digjitalizimit. Andonovski shfaqë bindje se edhe krahas sfidave financiare, do të sigurojnë mjete për procesin e digjitalizimit.

Lidhur me veglën digjitale Balancuesi, kompetencën kryesore e ka, tha, Minsitria e Administratës Publike, ndërsa detyrë e tyre si MTD është vegla digjitale të kthehet në bazat ligjore.

Lidhur me lirimin e shërbimeve elektronike, Andonovski nënvizoi se së apri nevojitet të rritet niveli i shfrytëzimit të tyre e më pas të mendohet nëa të drejtim, ndërkaq përfitimet nga prëdorimi i tyre gjithnjë e më shumë shënojnë kursim të kohës, të letrës dhe kursim të shumë mjeteve në procedurat administrative përmes vendosjes së inteligjencës artificiale dhe leximit mekanik të të dhënave. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан