Andonovski: Hapi i ardhshëm është krijimi i Qendrës qeveritare për përgjigje ndaj incidenteve kibernetike
- Mundësinë e shkëmbimit të konw-how, krijimin e bashkëpunim institucional dhe biznesor, si dhe partneritetin mes kompanive të Maqedonisë dhe atyre italiane të specializuara në sigurinë kibernetike, me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike në energjetikë, aviacionin civil, shëndetësi dhe telekomunikacion, ka për qëllim konferenca me temën "Teknologjia dhe praktika të mira për sigurinë kibernetike, përvoja e Italisë", që po mbahet sot në Shkup në organizim të Ambasadës së Republikës së Italisë në Shkup në bashkëpunim me ITA-n (Italian Trade Agency).
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Mundësinë e shkëmbimit të konw-how, krijimin e bashkëpunim institucional dhe biznesor, si dhe partneritetin mes kompanive të Maqedonisë dhe atyre italiane të specializuara në sigurinë kibernetike, me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike në energjetikë, aviacionin civil, shëndetësi dhe telekomunikacion, ka për qëllim konferenca me temën "Teknologjia dhe praktika të mira për sigurinë kibernetike, përvoja e Italisë", që po mbahet sot në Shkup në organizim të Ambasadës së Republikës së Italisë në Shkup në bashkëpunim me ITA-n (Italian Trade Agency).
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski i cili foli në Konferencë, theksoi se vendi po bën shumë për zbatimin e digjitalizimit, por gjithashtu është i përkushtuar të ndërtojë vazhdimisht besimin në këtë sistem përmes mbajtjes së sigurisë kibernetike.
Ai kujtoi se gjatë vitit të kaluar u miratua për herë të parë ligji për sigurinë kibernetike, të cilin, siç tha, nuk duhet ta shohim vetëm si një kornizë ligjore, por si një udhërrëfyes për të gjithë ata që janë të përfshirë në proces ose përdorin shërbime digjitale, ndërsa tha se u miratua edhe Strategjia Kombëtare 2025-2030. Andonovski u ndal edhe te CIRT qeveritar, i cili, sipas tij, është zemra e mbrojtjes qeveritare në hapësirën digjitale. Kjo tha do të jetë njësi për përballimin e incidenteve kibernetike.
"Përveç sigurisë kibernetike, ne jemi përkushtuar edhe në ndërtimin e projekteve madhore për transformimin digjital. Deri më sot, mbi 76 kompani private dhe institucione shtetërore janë të lidhura me platformën kombëtare për interoperabilitet - autostrada jonë digjitale. Dhjetëra miliona transaksione kryhen pa letër, me një rritje prej 160 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa portali uslugi.gov.mk ofron mbi 300 shërbime elektronike për qytetarët", theksoi ministri.

Sipas tij, digjitalizimi nuk ka kuptim pa besim, ndërsa ajo nuk ekziston pa siguri kibernetike. Prandaj, shtoi ai, jemi këtu për ta ndërtuar atë besim nga institucionet deri te qytetarët dhe bizneset.
Ambasadori italian në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri beson se ngjarjet e tilla, dhe bashkëpunimi në këtë sektor i cili është në rritje të madhe në Itali, mund të japë zhvillim të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, që është pjesë e strategjisë së zyrës ITA dhe Ambasadës së tyre.

"Qëllimi ynë është të tërheqim vëmendjen e sipërmarrësve tanë italianë në të gjithë atë që ky vend mund t’i ofrojë dhe që ne i konsiderojmë interesante, duke rritur dhe përmirësuar marrëdhëniet ekonomike, gjë që padyshim do të sjellë zhvillim më të madh si për ne, ashtu edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa qëllimi përfundimtar është afrimi me Bashkimin Evropian. Kjo padyshim do të krijonte një marrëdhënie ekonomike të privilegjuar. Por, komuniteti evropian nuk është vetëm zhvillim ekonomik, por edhe siguri. Siguria është e pandashme midis Evropës dhe Ballkanit, gjegjësisht mes vendeve anëtare dhe të gjitha të tjerave, sepse siguria është e vetme dhe varet nga të gjithë ne", tha ambasadori italian.
Ai theksoi se të gjitha shtetet duhet të punojnë për përmirësimin e sigurisë kibernetike, e cila, siç nënvizoi, është veçanërisht e kërcënuar pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
Në konferencë është parashikuar një seancë plenare me folës nga Maqedonia e Veriut dhe Italia, si dhe prezantimi i disa nga praktikave më të mira italiane për përballimin e sfidave të sigurisë kibernetike. qa/
Foto: MIA dhe Ministria për Transformim Digjital