Andonovski: Filipçe ka votuar për kamp për pranimin e emigrantëve në vitin 2018 në Bardovcë, do të publikohen hollësitë
- Stefan Andonovski, në podkastin “Bastisje te Landov”, njoftoi se lideri i opozitës, Venko Filipçe, në vitin 2018 ka votuar për vendimin me të cilin parashihet ndërtimi i një kampi – qendër pranimi për emigrantë në lagjen Bardovcë të Shkupit, bëhet e ditur në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
11 dhjetor 2025
Stefan Andonovski, në podkastin “Bastisje te Landov”, njoftoi se lideri i opozitës, Venko Filipçe, në vitin 2018 ka votuar për vendimin me të cilin parashihet ndërtimi i një kampi – qendër pranimi për emigrantë në lagjen Bardovcë të Shkupit, bëhet e ditur në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Andonovski theksoi se është absurd dhe manipulim klasik ajo që pikërisht Filipçe dhe LSD sot akuzojnë për marrëveshje të supozuara për emigrantë, ndërsa ekziston vendim i Qeverisë nga data 23.01.2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare”, me të cilin planifikohet qendër pranimi për të huaj për nevojat e Sektorit për Çështje Kufitare dhe Emigrim në kuadër të MPB-së, në Bardovcë.
Ai përkujtoi se pas këtij vendimi ka pasur edhe protesta në këtë vendbanim në pjesën ndërmjet Bardovcës dhe Çuçer – Sandevës, ku qytetarët qartë kundërshtuan ndërtimin e një kampi të tillë.
“Është absurde të flitet se VMRO-DPMNE ka ndërtuar ose pranuar emigrantë, pa asnjë dëshmi të vetme se qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka negociuar në këtë temë. VMRO-DPMNE ishte qeveria e cila e menaxhoi valën më të madhe të emigrantëve me të cilën u përball shteti dhe e mbronte Evropën nga Evropa”, theksoi Andonovski.
Sipas tij, është skandaloze që “njeriu i cili tri ditë mban konferenca për media për emigrantë, në vitin 2018 ka votuar për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Maqedoni, konkretisht në Bardovcë”.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së