Andonovski do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028
- – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në konferencë për media do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028.

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në konferencë për media do të informojë për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2025–2028.
Ministri Andonovski në debatin publik për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2024-2028 të mbajtur më 1 nëntor të vitit 2024, theksoi se strategjia është dokument strategjik dhe “kornizë gjithëpërfshirëse për aksion e cila do të sigurojë përgjigje të koordinuar kombëtare në kërcënimet kibernetike bashkëkohore dhe do të kontribuojë për të ardhme më të sigurt digjitale të shtetit tonë”. Është përgatitur, siç tha atëherë, me nivelin më të lartë të transparencës dhe gjithëpërfshirjes sepse i ka përfshirë të gjitha palët e prekura.
Sqaroi se strategjia ka pesë shtylla – e para është ndërtimi i kapaciteteve të fuqishme kombëtare për siguri kibernetike me vendosjen e strukturës cilësore e cila do të mundësojë që t’i fuqizojmë kapacitetet e tona në mbrojtje në hapësirën kibernetike. Siç tha, në thelb të kësaj strukture do të jetë sektori i ri për siguri kibernetike në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital.
Shtylla e dytë ka të bëjë me rezistencën dhe sigurinë e subjekteve tona të rëndësishme thelbësore, gjegjësisht mbrojtje të infrastrukturës kritike, siç tha – nga sektori energjetik deri te institucionet financiare, nga sistemi shëndetësor deri në rrjetin transportues.
Shtylla e tretë i kushtohet ndërtimit të shoqërisë rezistente në kërcënimet kibernetike me dy fokus kyçë – edukimin e të rriturve dhe mbrojtjen e më të rinjve, si dhe trajnime të detyrueshme të të punësuarve në sektorin publik dhe programe edukative për ata në sektorin privat.
Shtylla e katërt ka të bëjë me minimizimin e ndikimit të incidenteve, duke pasur parasysh atë që, tha Andonovski, në çdo 11 sekonda ndonjë organizatë në botë është e nënshtruar në sulm kibernetik dhe se numri i tyre për çdo vit rritet prej 10 deri 15 për qind. Theksoi edhe se vëmendje e veçantë i kushtohet luftës me krimin kibernetik.
Shtylla e pestë dhe e fundit e strategjisë i kushtohet avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sigurinë kibernetike dhe diplomacinë kibernetike. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s