Andonovski: Çdo dokument elektronik i përpunuar nga ndonjë organ shtetëror mund të përdoret në formë të shtypur
- – Ligji është i qartë dhe ai thotë se çdo dokument elektronik i cili është përgatitur nga një organ shtetëror, mund të shfrytëzohet në formën e tij të shtypur, njëjtë si edhe dokumenti origjinal, thotë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Ligji është i qartë dhe ai thotë se çdo dokument elektronik i cili është përgatitur nga një organ shtetëror, mund të shfrytëzohet në formën e tij të shtypur, njëjtë si edhe dokumenti origjinal, thotë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
“Supozojmë se ekziston rezistencë ose mosdije te disa institucione të caktuara, për këtë kemi qasje të dyfishtë, njëra me të cilën do tu sqarojmë institucioneve si të pranojnë dokumentet, dhe e dyta, përgatisim udhëzim për qytetarët si të mbrojnë të drejtat e tyre, në rast nëse nuk munden, të dinë cila është mënyra në të cilën mund të veprojnë, nëse në vetë vendin ose ta kontaktojnë Ministrinë tonë”, deklaroi Andonovski në pyetjen e gazetarëve për “360 gradë”.
Ai shtoi se këtë vit do të bëhet përpjekje edhe të licencohen një numër i caktuar i inspektorëve, dhe ata të jenë pjesë e sektorit në kuadër të Ministrisë, ndërsa nëse ka nevojë do të formohet edhe inspektorat.
“Do të nevojitet më shumë kohë, që do të thotë se gjatë vitit 2025 do të bëjmë përpjekje që sa më shpejt të licencojmë një numër të caktuar inspektorësh. Dhe ata të funksionojnë si sektor brenda ministrisë, nëse do të lind nevoja që përgjegjësitë e tyre të rriten, atëherë do të mendojmë edhe për inspektorat të veçantë, por ata do të kenë të gjitha kompetencat e përcaktuara për ta nga sistematizimi i ri brenda Ministrisë së Transformimit Digjital, i cili po ashtu ka hyrë në fuqi nga 1 janari dhe tashmë po fillojmë me trajnimin e kuadrove”, përfundoi ministri Andonovski. fc/
Fotografia: Ministria e Transformimit Digjital