Ançeloti: Do të ishte gabim të mendojmë se tashmë e kemi përfunduar punën
- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas fitores ndaj Mançester Siti (3:2) në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, theksoi se skuadrat kanë një revansh përpara dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

Madrid, 12 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas fitores ndaj Mançester Sitit (3:2) në ndeshjen e parë të rundit plejof të Ligës së Kampionëve, theksoi se skuadrat kanë një revansh përpara dhe se asgjë nuk ka përfunduar.
"Kemi fituar në fushë si mysafir, por do të ishte gabim të mendoni se tashmë kemi përfunduar punë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë nga përballja. Reali u mbrojt mirë, të gjithë punuan shumë. Skuadra tregoi efikasitet në sulm. Nuk u dorëzuam kur humbëm në dy herë. Kemi mundur edhe më mirë. Na pret edhe një duel më i rëndë mes vete. Nuk duhet ta humbim fokusin", deklaroi Ançeloti.
Revanshi do të luhet në Madrid më 19 shkurt. Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në 1/8 e finales kundër Atletikos ose Bajer. qa/
Foto: EPA