Amorim: Unë e kam fjalën e fundit për transferet në Mançester Junajted
- Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim, theksoi se klubi nuk do të bëjë transferime pa pëlqimin e tij.

Mançester, 7 shkurt 2025 (MIA) - Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim, theksoi se klubi nuk do të bëjë transferime pa pëlqimin e tij.
Gjatë negociatave për emërimin e tij, u ra dakord që çdo përforcim i ri të miratohet personalisht nga eksperti portugez.
"Për çdo lojtar që vjen në skuadër, unë duhet të them fjalën e fundit. Kjo ishte e qartë që në fillim. Ne po përpiqemi të gjejmë lojtarët e duhur me cilësitë e duhura për Premier Ligën – të rinj, ambiciozë dhe të uritur për sukses”, shtoi trajneri i "djajve të kuq". ls/
Foto: Arkiv