Ambasadori shqiptar Mucaj: Nuk jemi të lumtur që jeni pas neve, do të donim të jemi bashkë në rrugën e integrimeve evropiane
- – Kryetari i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë, Genci Mucaj është optimist se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkëngjitet Shqipërisë, i cila i filloi bisedimet me BE-në me hapjen e klasterit të parë, dhe se do të gjendet zgjidhje me palën bullgare për zhbllokimin e integrimit evropian.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) – Kryetari i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë, Genci Mucaj është optimist se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkëngjitet Shqipërisë, i cila i filloi bisedimet me BE-në me hapjen e klasterit të parë, dhe se do të gjendet zgjidhje me palën bullgare për zhbllokimin e integrimit evropian.
“Nuk jemi të lumtur që jeni pas neve, do të donim të ishim bashkë në rrugën e integrimeve evropiane. Ne jemi evropianë, deri më tani duhej të ishim pjesë e BE-së. Nuk shoh arsye pse ju së shpejti të mos na bashkëngjiteni, pa marrë parasysh shtyrjen. Nuk ka arsye pse integrimi evropian i vendeve të rajonit të ishte bllokuar”, thotë ambasadori Mucaj, nga Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë i cili bashkë me Këshillin e Ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut është bashkëorganizator i punëtorisë rajonale “Dialogu me shoqërinë civile për ndryshime në Ballkanin Perëndimor”.
Ai i interpreton si supozime deklaratat e eurokomisares për zgjerim, Marta Kos se dy ose tre vende mund të bëhen anëtare të plotfuqishme deri në vitin 2030.
“E di që ekziston vullnet i madh në KE për bashkëngjitje të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, dhe nuk ka mënyrë që të ndalet kjo. Vetëm duhet të vazhdojmë dhe të jemi të durueshëm. Nuk mendoj se do të presim më shumë se nga ajo që e kaluam në pritje, por sigurisht se jemi në atë rrugë, nuk ka dyshim në të”, tha Mucaj.
Marta Kos, eurokomisare për zgjerim, në diskutimin “Zgjero për përparim: A do të rritet Evropa? në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është proces i bazuar në merita, e jo në kornizë kohore.
“Ndonjëherë dëgjoj: vendet e Ballkanit Perëndimor presin aq gjatë. Nuk bëhet fjalë për atë se sa kohë presin. Çështja qëndron në vullnetin e tyre politik dhe sa janë të gatshëm të përmbushin”, theksoi Kos.
Sipas saj, Bashkimi Evropian me kujdes ndjek se çka ndodh në vendet kandidate për anëtarësim dhe ata janë në përgjithësi të detyruar të plotësojnë kushte të caktuara sipas parimit “merre ose lëre”.
“Më vjen keq që e them këtë aq haptas”, tha Kos, duke shtuar se tani nuk ekziston mundësia që të bisedohet për vlerë fondamentale e cila është e rëndësishme për BE-në.
Për vendin tonë ajo në disa raste e përsëriti konkluzionin e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022, se që të vazhdojë në rrugën evropiane është e nevojshme që t’i miratojë ndryshimet kushtetuese për të cilat u angazhua vetë. fc/
Fotografia: Prinstkrin