• сабота, 22 февруари 2025

Ambasadori i BE-së për vizitë në Strumicë

Ambasadori i BE-së për vizitë në Strumicë

Strumicë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën e Strumicës. Qëllimi i vizitës, siç thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, është në nivel lokal të afrohet Bashkimi Evropian dhe procesi i integrimit deri te qytetarët, duke diskutuar përfitimet e anëtarësimit në BE dhe ndikimin e ndihmës së Unionit në baza ditore.

Ambasadori Rokas do të ketë takime me kryetarin e komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov, me Këshillin e komunës dhe me përfaqësuesit e sektorit civil. 

Ai do të vizitojë stacioni filtrues të ujërave të zeza (SFUZ) financuar nga BE-ja, ndërtimi i të cilit (përfshirë mbikëqyrjen dhe studimet) është gjithsej 5,7 milion euro.  

Vizitën do ta përfundoj në Jurop Haus Strumicë ku do të bisedoj me qytetarët në sesionin "Pyet ambasadorin" dhe do të përgjigjet në pyetjet direkte të lidhura me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан