Aliu për rastin me pacienten e vdekur: ISHSHS tashmë ndodhet në terren, sot do të nënshkruaj të formohet komision profesional
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu lidhur me rastin e pacientes 37-vjeçare me Sëmundjen e Kronit, e cila, siç kumtuan mediumet, ndërroi jetë para tetë ditësh pasi që ishte lëshuar nga spitali pas dy operacioneve të kryera në Klinikën për kirurgji digjestive, deklaroi se sot do të nënshkruajë të formohet komision ekspertësh i cili duhet të konstatojë nhga pikëpamja klinike se çfarë ka ndodhur me pacienten.
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu lidhur me rastin e pacientes 37-vjeçare me Sëmundjen e Kronit, e cila, siç kumtuan mediumet, ndërroi jetë para tetë ditësh pasi që ishte lëshuar nga spitali pas dy operacioneve të kryera në Klinikën për kirurgji digjestive, deklaroi se sot do të nënshkruajë të formohet komision ekspertësh i cili duhet të konstatojë nhga pikëpamja klinike se çfarë ka ndodhur me pacienten.
"Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar tashmë ndodhet në terren", theksoi Aliu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e paralajmërimit të simpoziumit në kuadër të fushatës "Ti je një hero i rrallë" kushtuar avancimit të njohurive dhe praktikës në njohjen e hershme dhe diagnostikimin e sëmundjeve të rralla. ab/
Foto: МIА arkivi