Aliu: Pas rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni ynë është i sigurt dhe më i fortë
- Pas dhjetë vitesh, kemi një ambient të ri në vend, tha sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Pas dhjetë vitesh, kemi një ambient të ri në vend, tha sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Koalicioni ynë, theksoi, nuk ishte prapa skenave siç kanë qenë koalicionet e mëparshme, që do të thotë se ata thoshin një gjë dhe bënin një tjetër.
Lidhur me atë nëse koalicioni është i qëndrueshëm, ai tha se e kanë dëshmuar se janë të ndryshëm nga të tjerët.
"Ne kemi dëshmuar se si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal dimë të zbatojmë politikat ashtu siç dakordohemi dhe rezultatet tregojnë se kjo është kështu. Pas këtyre rezultateve, koalicioni ynë është më i sigurt dhe më i fortë, sepse u kemi dëshmuar qytetarëve dhe partnerëve tanë se ajo që është rënë dakord me partnerët e koalicionit po zbatohet në terren, shpjegoi Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë.
Sipas tij, rezultatet janë të dukshme, por për fat të keq pas dhjetë vitesh, sepse qytetarët edhe dhjetë vjet më parë donin një ndryshim në ambientin politik në vend.
"Fatkeqësisht, u shfrytëzuan të gjitha presionet dhe administratat e mundshme politike nga BDI-ja që të mund të mbijetojë dhjetë vjet pa dëshirën e qytetarëve për të pasur ndryshime në ekosistemin politik në vend", tha Aliu.
Ai theksoi se BDI për herë të parë u përball me zgjedhje lokale nga një pozicion opozitar dhe nuk i kanë ato mundësi të keqpërdoret ai moment politik dhe realiteti që shohim sot - të gjitha komunat në vend menaxhohen nga ekspertë të VLEN.
Në pyetjen e një gazetari nëse do të vazhdojë të jetë mMinistër i Shëndetësisë, ai tha se profili i tij ishte të punonte çdo ditë kudo që të ishte, se beson në ekspertizën e tij dhe se kudo që të jetë, jep rezultate.
"Edhe më tej do të shihemi dhe do të jem ministër i Shëndetësisë", theksoi Aliu. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s