• сабота, 05 октомври 2024

Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, veting, verifikim i pasurisë, hetim i privatizimit dhe respektim i legjitimitetit

Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, veting, verifikim i pasurisë, hetim i privatizimit dhe respektim i legjitimitetit

 Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuik i shpalosi dhe dhe ripërsëritur pesë prioritetet e tija dhe ka bërë thirrje që Vlen të braktisë qeverinë, duke i ftuar ata që bashkë ta ndalojnë poshtërsimin e shqiptarëve dhe të tjerëve. 

 Ai në Fejsbuk ka shkruar se prioritetet e tyre përfshijnë: Integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë,  vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar, verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit,  hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces, respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve, publikoi Ahmeti në Fejsbuk, bëri të ditur nga BDI-ja. 

 "Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera" shkruan Ahmeti në Fejsbuk, kumtuan nga BDI-ja. 

 Foto: BDI

 

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан