• сабота, 05 октомври 2024

Menduh Thaçi e braktis Frontin Evropian, nga BDI-ja thonë se grupi i deputetëve punon në përbërje të plotë

Menduh Thaçi e braktis Frontin Evropian, nga BDI-ja thonë se grupi i deputetëve punon në përbërje të plotë

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Menduh Thaçi nga PDSH-ja e braktis Frontin Evropian. BDI-ja dje nuk e komentoi këtë informacion, ndërsa nga PDSH-ja deklaruan për MIA-n se në ditët në vijim do të ketë njoftim zyrtar. Ndërkaq, një pjesë e mediave bënë të ditur se kanë një konfirmim nga PDSH-ja se Thaçi është larguar nga koalicioni i Frontit Evropian. Kryeministri Hristijan Mickoski, ndërkaq, dje nuk ka dashur të komentojë zhvillimet në opozitën “Fronti Evropian”, duke theksuar se ajo që është e rëndësishme për të, si kryeministër, është se “ka një situatë stabile, një kimi të shkëlqyer" dhe një qëllim i përbashkët - të bëjnë një vend më të mirë për të jetuar.

Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, dje në një deklaratë për MIA-n ka theksuar se grupi i tyre parlamentar është funksional.

“Grupi parlamentar është funksional dhe punon në përbërje të plotë”, është përgjigjur shkurt Ademi.

Edhe Blerim Bexheti nga Fronti Evropian dje në një konferencë për media në Kuvend dha përgjigje pothuajse identike.

Пратеникот на Демократската унија за интеграција Арбер Адеми на денешната прес-конференција во парламентот информира дека во моментот се разгледуваат вкупно 2.674 барања за државјанство. 

"Fronti Evropian e ka numrin e njejtë të deputetëve në Kuvend. Për pyetje apo dilema të tjera duhet ta kontaktoni Menduh Thaçin apo Ali Ahmetin", ka thënë Bexheti.

Pyetjes së një gazetari se pse ka munguar Thaçi në ngjarjet e organizuara nga koalicioni, Bexheti është përgjigjur se edhe në aktivitete të tjera ndodh që të mungojë njëri nga kryetarët e partive politike që përbëjnë Frontin Evropian.

"Edhe në aktivitetet e tjera kanë munguar edhe disa nga kryetarët e partive politike që përbëjnë Frontin Evropian. Ju siguroj se kjo është normale, secili me obligimet dhe mbledhjet protokollare mund të mungojë në njërën nga takimet", tha Bexheti.

Изјава за медиуми на премиерот, Христијан Мицкоски, кој заедно со министерот за одбрана, Владо Мисајловски, началникот на Генералштабот на Армијата, генерал-мајор Сашко Лафчиски, амбасадоркат

Kryeministri Hristijan Mickoski dje nuk deshi t'i komentojë ngjarjet në "Frontin Evropian" opozitar, duke theksuar se për të si kryetar i Qeverisë është e rëndësishme se "ka një situatë stabile, një kimi të shkëlqyer" dhe objektiv të përbashkët - të bëjnë një vend më të mirë për jetesë.

I pyetur për koment për vendimin e Menduh Thaçit ta braktisë koalicionin "Fronti Evropian", Mickoski tha se nuk do të dëshirojë t'i "mbathë këpucët e tyre" dhe t'i komentojë.

"Supozoj se do të merrni më shumë përgjigje për atë që ndodhi gjatë ditës së djeshme nga vetë aktorët e opozitës. Por ajo që është e rëndësishme për mua si kryeministër është që ne kemi një situatë të qëndrueshme, kemi një kimi të shkëlqyer. Jo gjithmonë, është logjike që të mos kemi të njëjtat mendime për të njëjtat tema, në fakt ka dallime edhe në familje, por jo në një institucion kaq kompleks si koalicioni qeveritar. Por ajo që është e rëndësishme është që ne kemi një qëllim të përbashkët, e ai është të bëjmë një vend më të mirë për të jetuar", tha Mickoski, i cili së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ambasadoren amerikane Anxhela Ageler dhe gjeneralët në Armatë morën pjesë në stërvitjen metodike-demonstruese në Poligonin e Armatës "Krivollak".

Изет Меџити, претседател на Демократското движење денеска изјави дека Законот за амнестија не е во интерес на граѓаните или на ЕУ интеграциите, туку амнестија на криминалот што е направен во

Në një prononcim për media, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, tha se partitë në Frontin Evropian nuk u bashkuan ideologjikisht, por për të mbijetuar në skenën politike.

Mexhiti ka thënë se nuk ka informacione se ka negociata me Thaçin për transferimin e tij në Vlen.

"Unë personalisht nuk kam negociata të tilla. Siç e kam paralajmëruar para disa muajsh, ata nuk janë bërë bashkë ideologjikisht apo për qëllime më të larta, por si mënyrë për të mbijetuar në skenën politike", tha Mexhiti në Haraçinë. mb/

Foto: MIA

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан