• среда, 14 јануари 2026

Ali Ahmeti do të marrë pjesë në takimin e nesërm të liderëve

Ali Ahmeti do të marrë pjesë në takimin e nesërm të liderëve

Tetovë, 13 janar 2025 (MIA) – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të marrë pjesë në takimin e nesërm të liderëve në Klubin e Deputetëve, deklaroi sonte zëdhënësja e partisë, Arta Bilalli Zendeli pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në Reçicë të Vogël. 

Vendimi për pjesëmarrjen e Ahmetit në takimin e liderëve ishte marrë njëzëri nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. 

Bilalli Zendeli nuk saktësoi cilat do të jenë kërkesat e BDI-së në takimin e nesërm të liderëve të partive politike parlamentare, duke theksuar se “ajo është e drejtë ekskluzive e Ahmetit”. 

Takimin e liderëve të cilin e inicioi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duhet të mbahet nesër në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa në të, siç u paralajmërua, do të bisedohet për ligjet reformuese në jurisprudencë, për zgjedhjen e avokatit të popullit, për Kodin Zgjedhor dhe për shfuqizimin e qeverisë teknike, por edhe për çështje të tjera me propozim të pjesëmarrësve në takim.

Nga partitë opozitare  konfirmim për pjesëmarrje ka edhe nga "E Majta", ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, e refuzoi thirrjen për takim të liderëve për shfuqizimin e qeverisë teknike duke akuzuar se Mickoski “kërkon alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”.

Nga partnerët e koalicionit në Qeveri në takim nga koalicioni "VLEN" pritet pjesëmarrja e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe e liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Takimin e liderëve e kanë përshëndetur edhe Partia Liberale -Demokratike dhe RDM-ja. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан