Al-Hilal përgatitë ofertë shumë të madhe për Sallahun
- Al-Hilal ka ndër mend të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpullit, Mohamed Sallah, pohon gazetari Nikolo Shira në rrjetet sociale.

Riad, 25 janar 2025 (MIA) - Al-Hilal ka ndër mend të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpullit, Mohamed Sallah, pohon gazetari Nikolo Shira në rrjetet sociale.
Sipas burimit, klubi saudit po përgatitë ofertë të madhe personale për futbollistin 32-vjeçar.
Afati i kontratës të cilën do ta ofrojë El-Hilal do të jetë deri në vitin 2028.
Në janar, sulmuesi egjiptian dekalroi se me siguri ky është viti i fundit në fanellën e Liverpullit. Kontrata e tij aktuale me ekipin anglez skadon në verë të vitit 2025.
Në sezonin 2024/25 Sallah luajti 31 ndeshje për Liverpullin në të gjitha ndeshjet, duke shënuar 22 gola dhe 17 asistime. Ai i mbrojti ngjyrat e ekiçit prej vitit 2017. ab/
Fotо: Arkivi