• петок, 05 декември 2025

Alarme të rreme për bomba në dy shkolla dhe tek Muzeu

Alarme të rreme për bomba në dy shkolla dhe tek Muzeu

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Nga SPB Shkup sot u raportua se rreth orës 9 të mëngjesit është denoncuar se në adresat elektronike në dy shkolla private në Shkup dhe tek Muzeu kanë arrit porosi për mjete shpërthyese.

"Menjëherë u morën masa dhe aktivitete përkatëse, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u vërtetua se bëhej fjalë për denoncime të rreme", thonë në MPB.

Siç informon MPB, nga ana e Sektorit për krim kibernetik në bashkëpunim me Sektorin për terrorizëm dhe përmes Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar, po ndërmerren masa, përkatësisht po kryhet një hetim se kujt i përket emaili, përkatësisht nga janë dërguar denoncimet e rreme për bomba.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан