• сабота, 22 февруари 2025

Alarme për bomba të vendosura në shkollat në shtet, sipas MPB-së kontrollet kanë treguar se janë alarme të rreme

Alarme për bomba të vendosura në shkollat në shtet, sipas MPB-së kontrollet kanë treguar se janë alarme të rreme

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend. 

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.

Në bazë të kësaj, bën të ditur Ministria, bëhet edhe vlerësim i shkallës së rrezikimit në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë – inteligjencës, përmes një shtabi operativ të formuar në kuadër të Ministrisë. 

“Në bazë të aktiviteteve të deritanishme, kontrollet tregojnë se bëhet fjalë për alarme të rreme. 

Njëherësh, Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje për qetësi në publik dhe përhapje të dezinformatave rreth ngjarjeve të tilla që dje ishin evidentuar edhe në vende të tjera në rajon, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. 

Paraprakisht MIA njoftoi se në emailet zyrtare të shumë institucioneve shkollore në Shkup dhe në qytete të tjera në shtet, janë marrë alarme për pajisje të vendosura shpërthyese. 

Alarm për bombë, siç informuan korrespondentët e MIA-s nga vendi, në mëngjes ka pasur në Shtip, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strugë, Berovë dhe Makedonska Kamenicë.

Sipas kumtesës së Komunës Qendër, sot në mëngjes në SHFK “Kiro Gligorov”, SHFK “Dimitar Milladinov” dhe SHFK “Goce Dellçev” në Komunën Qendër ishin marrë alarme për pajisjes të vendosura shpërthyese. 

Në shkollën fillore “Dimitar Miladinov” janë kryer kontrolle të detajuara antiterroriste, gjatë të cilave është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme, kështu që mësimi ka vazhduar rregullisht. Në shkollën fillore Kiro Gligorov, nxënësit janë evakuuar menjëherë dhe mësimi është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit të plotë. Në shkollën fillore “Goce Dellçev”, ku sot po kremtohet patronazhi dhe fëmijët janë të liruar nga mësimi është duke u bërë kontroll policor.

Në gati të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Shtip sot në mëngjes ka alarme për bomba në rrugë elektronike. Nxënësit janë evakuuar dhe ka kontrolle të objekteve nga ana e policisë. Kryetari i Komunës Shtip, Ivan Jordanov për MIA-n thotë se bëhet fjalë për alarme të reja të bombave. 

Në një shkollë fillore në Kumanovë në lagjen Karposh ka pasur alarm për kinse bombë të vendosur konfirmuan nga SPB Kumanovë për MIA-n. Nga policia konfirmuan se njësitet antiterroriste të MPB po kryejnë kontrolle. Nxënësit janë lëshuar në shtëpi, informuan prindërit e shkollës “Magdalena Antova”. Nga SPB Kumanovë paralajmëruan hollësi gjatë ditës.  

Zëdhënësi i SPB Tetovë konfirmoi se ka pasur alarme për bomba në shumë institucione arsimore në rajonin e Tetovës – Gostivarit. Në Gostivar alarme për bomba ka pasur në tri shkolla të mesme, si dhe në Prilep në tri shkolla fillore. 

Alarme për bomba ka pasur në pesë shkolla në Strumicë, informuan për MIA-n nga Departamenti për Arsim pranë Komunës Strumicë. 

Në disa shkolla, pas kontrolleve të bëra nga ana e MPB, mësimi ka vazhduar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан