• петок, 05 декември 2025

Al Anuni: BE bën thirrje për shmangien e një gare të re në armatim

Al Anuni: BE bën thirrje për shmangien e një gare të re në armatim

Bruksel, 6 nëntor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian bën thirrje për shmangien e aktiviteteve që mund të shkaktojnë një garë të re në armatim, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar Al Anuni, në lidhje me paralajmërimin e Rusisë se planifikon të fillojë me testime bërthamore.

"Ky paralajmërim nuk shkon në drejtimin e duhur. Rusia duhet të përmbahet nga hapat që mund të ndikojnë negativisht në pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Rusia duhet t'u përmbahet detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore", shtoi Al-Anuni.

Sipas tij, liderët e vendeve që posedojnë armë bërthamore, përfshirë Rusinë, kanë rënë dakord mbi parimin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet të lejohet kurrë të zhvillohet.

"BE-ja i bën thirrje Rusisë të përmbahet nga kërcënimet bërthamore dhe të gjithë aktorët të shmangin veprime që mund të provokojnë një garë të re në armatim, pasi një sjellje e tillë minon stabilitetin global dhe progresin e arritur me mund në reduktimin e armëve bërthamore që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shtoi Al Anuni. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан