Aktakuzë për katër personat e përfshirë në realizimin e projektit të fasadës së ndërtesës së Qeverisë
- Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim në realizimin e projektit të fasadës së ndërtesës së Qeverisë.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim në realizimin e projektit të fasadës së ndërtesës së Qeverisë.
"Aktakuza bazohet në prova nga të cilat del se i pandehuri - drejtues i një shoqërie ndërtimi, tregtie dhe shërbimesh ka kryer vepër penale në periudhën shkurt-prill 2013, duke shkelur me vetëdije rregulloren për procedurën e dhënies së kontratës së prokurimit publik, veprën penale të keqpërdorimit të procedurës së thirrjes publike, dhënien e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat", njoftoi mëngjesin e sotëm Prokuroria Publike.
Përkatësisht ka lidhur marrëveshje për performancë të përbashkët me tre persona juridikë me qëllim të shfrytëzimit të resurseve të anëtarëve të grupit në vlerësimin e gjendjes ekonomike dhe financiare të ofertuesit, edhe pse nuk ka pasur për qëllim të njëjtat t'i angazhojë gjatë realizimit të marrëveshjes dhe kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimtarisë - zejtarisë për rindërtimin e fasadës së objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në ofertë, siç thonë nga Prokuroria, pavarësisht se është i detyruar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ka dorëzuar dy nënkontrata me dy persona të tjerë juridikë, por jo për nënkontraktorët e mbetur të cilëve synonte t'u caktonte një pjesë të kontratës për prokurimin publik.
"Pas lidhjes së kontratës së prokurimit publik i pandehuri nuk ka vepruar sipas marrëveshjeve së përbashkëta të performancës, sipas të cilave personat juridikë si anëtarë të një grupi operatorësh ekonomikë, duke vënë në dispozicion pajisjet e tyre tekniko-teknologjike, personelin dhe burimet financiare dhe ekonomike, do të kryejnë një pjesë të punimeve nëse ato i caktohen personit juridik, menaxher i të cilit është i akuzuari. Me veprimet e ndërmarra i akuzuari ka arritur përfitim të madh pasuror për kompaninë të cilën e ka menaxhuar në shumë prej 470.018.103,00 denarë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Bashkë me aktakuzën është dorëzuar edhe aktakuza e propozuar, ku përveç të pandehurit të lartpërmendur, përfshihen edhe tre persona të cilët kanë kryer veprën e vazhdueshme penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. qa/
Foto: arkivi i MIA-s