Aksion i madh në Kosovë: Janë arrestuar 39 persona për mashtrim të 1,4 milon eurove në sektorin e sigurimeve
- Gjithsej 39 persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për shkaktim të dëmit prej mbi një milion eurove në Byronë kosovare për sigurime (BKS) - institucion kompetent për sigurim të detyrueshëm të automjeteve.
Prishtinë, 8 janar 2026 (MIA) - Gjithsej 39 persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për shkaktim të dëmit prej mbi një milion eurove në Byronë kosovare për sigurime (BKS) - institucion kompetent për sigurim të detyrueshëm të automjeteve.
Në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm policor janë edhe ish-drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish-drejtori financiar, Vlaon Berisha. Kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu deklaroi se dy personat dyshohen për keqpërdorimk të pozitës zyrtare me të cilën kanë përfituar personalisht, duke u shkaktuar dëm Byrosë në shumë prej 1,43 milion eurove.
"Hetimi zbuloi 166 transaksione të dyshimta lidhur me kontrata fiktive jashtëgjyqësore. Në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2023, personat janë paraqitur në mënyrë të rrejshme si viktima të fatkeqësive rrugore dhe marrje të dëmshpërblimeve në shumë prej 6.800 deri 68.000 eurove", sqaroi Kryeziu.
Gjatë bastisjes janë konfisuar 23.700 euro para të gatshme, ari, orë dore dhe pajisje elektronike. Aksioni ishte kahëzuar ndaj gjithsej 47 personave, por disa prej tyre janë në arrati apo jashtë vendit. Hetimi për rastin filloi në mars të vitit 2025. ab/
fotо: arkivi/ilustrim