• сабота, 21 февруари 2026

Aksion i dhurimit të gjakut për nder të humanizmit të Toshe Proeskit

Aksion i dhurimit të gjakut për nder të humanizmit të Toshe Proeskit

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të aksioneve tradicionale të dhurimit të gjakut të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit edhe këtë vit do të realizohet aksion i dhurimit të gjakut kushtuar humanizmit dhe veprës së këngëtarit Toshe Proeski, të  cilin, siç theksojnë nga atje, edhe përkundër asaj që na braktisi shumë herët, çdoherë do ta mbajmë mend si simboll të humanizmit.

Aksioni do të mbahet në holin e Shtëpisë së ARM-së, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 17:00, ndërsa në organizim të tij përfshihet Organizata komunale e Kryqit të Kuq Gazi Babë, me mbështetje të Institutit për Mjekësi të transfuzionit.

Deri më tnai, përmes këtyre aksioneve janë tubuar mbi 6.000 njësi gjaku, me ç'rast, siç shtohet në kumtesë, posaçërisht është inkurajues numri gjithnjë e më i madh dhe dhuruesve fillestarë të gjakut të cilët aktualisht po përfshihen, të inspiruar nga porositë që i transmetonte Toshe.

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq Gazi Babë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve humanë të marrin pjesë në këtë aksion të dhurimit të gjakut dhe siç thonë, së bashku, në frymën e Toshe Proeskit, të tregojmë se humanizmi jeton. ab/

Foto: Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit

Остани поврзан