• сабота, 22 февруари 2025

Aksion gueril “Një litër gjak për shportën e konsumatorit” në Shkup

Aksion gueril “Një litër gjak për shportën e konsumatorit” në Shkup

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Aksioni gueril "Një litër gjak për shportën e konsumatorit" sot është organizuar në Shkup me rastin e bojkotit ndaj marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve kohët e fundit.

"Fushata 'Litër gjak për shportën e konsumatorit' është frymëzuar nga paralajmërimet e sotme për bojkotimin e marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve. Çdo ditë jemi dëshmitarë të kaosit të çmimeve dhe shtrenjtimit që çojnë në një rënie të madhe të standardit të jetesës. Çmimet po ndryshojnë aq shpejt sa qytetarët gjithnjë e më shumë nëpër markete po bëjnë shaka me të punësuarit duke u thënë atyre “mbani çmimin derisa t'i nxjerrë paratë”, theksohet në kumtesën e Ekipit për aksione të artit urban – Guerila urbane Shkup.

Me këtë aksion, siç theksojnë ata, artistët ofrojnë mbështetje aktive mbi bojkotin e tregjeve dhe shpresojnë se aksione të tilla do të mobilizojnë mjaft qytetarë për të krijuar presion mbi vendimmarrësit për të adresuar seriozisht problemin e çmimeve të larta nëpër markete dhe në tregje (edhe pse fermerët përballen me çmime jashtëzakonisht të ulëta të blerjes së produkteve të tyre) dhe së fundmi autoritetet të fillojnë të marrin vendime dhe zgjidhje në favor të qytetarëve dhe jo të kapitalit të madh, interesi i të cilëve është fitimi.

“Në fund vetëm duam t'u kujtojmë kreatorëve të krizës dhe atyre tregtarëve që zbatojnë praktika të padrejta tregtare se vendi më i keq në ferr është i rezervuar për tregtarët e pangopur", thuhet në komunikatë.

Foto: Ekipi për aksione të artit urban – Guerila urbane Shkup

Остани поврзан