• сабота, 21 февруари 2026

Aksion doganor në Strugë: Sekuestrohen produkte duhani nga një objekt shitjeje me pakicë, shmanget akciza prej 509.000 denarë

Aksion doganor në Strugë: Sekuestrohen produkte duhani nga një objekt shitjeje me pakicë, shmanget akciza prej 509.000 denarë

 Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Një sasi e madhe produkte të duhanit pa pulla akcize, me vlerë mbi 1.8 milion denarë, është sekuestruar në një aksion të kryer nga ekipet mobile doganore dhe nëpunësit doganorë nga dogana e Manastirit, gjatë një kontrolli të një objekti me pakicë në Strugë, njoftoi Drejtoria Doganore.

 Gjatë kontrollit, janë gjetur 1.027 pako cigare, 1.387 cigare elektronike 530 copë cigarillos, 503 pako duhan për nargjile, 77 puro dhe 19 pako duhan, pa pulla akcize.

 Me aksionin është paramdaluar një përpjekje për tregti të paligjshme me mallra akcize, për të cilën u shmang akciza në shumën prej 509 mijë denarë. Kundër kryerësve është iniciuar procedurë përkatëse.

Drejtoria Doganore vazhdon me kontrolle të intensifikuara me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme me produkte akcize, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

 Foto: Drejtoria Doganore

 

Остани поврзан