Agjentë të huaj tiristik hynë në Korenë e Veriut për herë të parë që nga mbyllja e kufijve në 2020
- Agjentët e huaj turistik kanë hyrë në Korenë e Veriut për herë të parë që nga mbyllja e kufijve për turizmin në vitin 2020 për shkak të Kovid-19, për të inspektuar vendet e reja turistike, njoftoi sot ueb-faqja e agjencisë turistike Korjo Turs.

Phenian, 14 shkurt 2025 (MIA) - Agjentët e huaj turistik kanë hyrë në Korenë e Veriut për herë të parë që nga mbyllja e kufijve për turizmin në vitin 2020 për shkak të Kovid-19, për të inspektuar vendet e reja turistike, njoftoi sot ueb-faqja e agjencisë turistike Korjo Turs.
"Personeli i Korjo Tursit dje në orët e hershme të mëngjesit, kaloi në qytetin kufitar verilindor të Rason në Korenë e Veriutsi pjesë e një udhëtimi të posaçëm vetëm për personelin pasi vendi nuk është ende plotësisht i hapur për turizmin", theksohet në ueb-faqen e agjencisë britanike turistike me seli në Pekin", raporton Jonhap.
"Udhëtimi kishte për qëllim të bisedohet me partnerët, të kontrollohen të gjitha vendet e reja turistike dhe të mësohen risitë kryesore në sektorin e turizmit të Koresë së Veriut", thuhet në kumtesë.
Foto: Arkivi i MIA-s