Agjenda reformuese dhe Procesi i Berlinit përmes prizmës së integrimit evropian: Roli i parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale
- Në Kuvend sot do të mbahet ngjarje për Agjendën reformuese dhe Procesin e Berlinit përmes prizmës së integrimit evropian dhe Rolit të parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet ngjarje për Agjendën reformuese dhe Procesin e Berlinit përmes prizmës së integrimit evropian dhe Rolit të parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale.
Ngjarja është në organizim të Institutit për dmeokraci "Sicietas Civilis" - Shkup (IDSCS), në bashkëpunim me Komisionin për çështje evropiane dhe Grupin ndërpartiak për ndjekje të implementimit të Procesit të Berlinit dhe agjendës reformuese, ndërkaq në kuadër të porjektit "Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare dhe bizneseve në Procesin e Berlinit dhe Agjendën reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financiarisht i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur - Ballkani Perëndimor.
Fjalime përshëndetëse në hapje të ngjarjes do të kenë nënkryetari i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe kryesues me Grupin ndërpartiak të implementimit të Procesit të Berlinit dhe Agjendës reformuese Antonio Milloshoski, zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov dhe kryetari i Institutit për demokraci, Marko Troshanovski.
Ngjarja do të përfshijë edhe dy panel-diskutime: Procesi i Berlinit në Londër 2025 - hapa të ardhshëm për dimension parlamentar dhe Rruga rreformuese drejt BE-së - institucione, implementim dhe rekomandime.
Në kuadër të panelit për Procesin e Berlinit në Londër 2025 - Hapa të ardhshëm për dimensionin parlamentar të procesit do të prezantohen rezultatet kryesore dhe prioritetet nga Samiti i Procesit të Berlinit në Londër dhe hapja e dialogut konstruktiv mes parlamentit dhe qeverisë për zbatimin e obligimeve të ndërmarra rajonale dhe evropiane.
Në panelin për Rrugën reformkuese drejt BE-së: Institucione dhe rekomandime është paraparë diskutim për shkallën e implementimit të hapave dhe reformave nga agjenda reformuese si pjesë e Planit për rritje. ab/
Foto: Arkivi