• недела, 29 септември 2024

Ageleri: Paralajmërimi i kryeministrit të ardhshëm se do të përdorë emrin kushtetues gjatë betimit është për t’u përshëndetur

Ageleri: Paralajmërimi i kryeministrit të ardhshëm se do të përdorë emrin kushtetues gjatë betimit është për t’u përshëndetur

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Ambasadorja amerikane  Angela Ageler e mirëpret paralajmërimin  e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski se gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe paraqitjet jashtë vendit do ta përdorë emri kushtetues të shtetit.  

Në një intervistë për "360 gradë", Ageleri shfaq shpresë se shembullin e tij do ta ndjekin   edhe të gjithë ministrat.  

"Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur presidentja vene dosi të mos përdorë emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që kryeministri dhe ministrat e ardhshëm  do ta bëjnë,  është diçka që ne e mirëpresim. Siç  kuptoj, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar për të përfshirë (emrin kushtetues) dhe jam e kënaqur që e shoh këtë, ndërsa jam shumë e kënaqur dhe përshëndeta daljen e tij publike një natë më parë, në të cilën tha se do të respektojë emrin kushtetues gjatë dhënies së betimit", thotë Aggeler. 

Nga qeveria e ardhshme pret sa më shpejt t’i realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore. 

"Pres të shoh se si ata, ndërsa njësoj do të ishte për çdo qeveri që do të vinte në pushtet, nëse retorikës  nga fushata dhe premtimeve të dhëna  do t’u përgjigjen me veprime konkrete. Në fund, si parti politike dhe qeveri  ju gjykojnë sipas veprave tuaja  kundrejt  premtimeve parazgjedhore, të cilat, sinqerisht, mund të mbulojnë të gjithë spektrin e politikës në kohën e zgjedhjeve", thotë Ageleri në intervistën për "360 gradë". 

 Seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re fillon të shtunën, ndërsa duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Mandatari Hristijan Mickoski paralajmëroi se gjatë betimit do ta përdorë emrin kushtetues të shtetit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан