Adem Çuçuli zgjedhet kryetar i KSHPK-së
- Kuvendi në seancën e sotme e zgjodhi Adem Çuçulin për kryetar të ri të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK). Nga gjithsej 82 deputetë të cilët votuan, Çuçuli mori përkrahje unanime me 82 vota.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi në seancën e sotme e zgjodhi Adem Çuçulin për kryetar të ri të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK). Nga gjithsej 82 deputetë të cilët votuan, Çuçuli mori përkrahje unanime me 82 vota.
Deputeti Gjorgjija Spasovski nga VMRO-DPMNE-ja, duke u bërë thirrje kolegëve që ta përkrahin kandidatin, tha se "Çuçuli me të vërtetë mund t'i përforcojë kapacitetet dhe reputacionin e KSHPK-së".
Çuçuli është jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe sekretar aktual i përgjithshëm i Komisionit, ku punon tashmë 19 vite. Ai ka marrë vlerësimet më të larta nga Komisioni për selektimin e kandidatëve - 96,5 pikë. Sipas notës, Çuçuli ka treguar eksperiencë të konsiderueshme në pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, si dhe vizion të qartë dhe plan konkret për punën dhe zhvillimin e KSHPK-së.
Shpallja për zgjedhje të kryetarit të ri është publikuar që verës, por procedura është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve lokale. Nga gjithsej 13-të kandidatë të paraqitur, janë selektuar 10 prej tyre.
Çuçuli vjen në vendin e Tatjana Dimitrovskës, e cila dha dorëheqje për shkak të akuzave në rastin "Aditiv" për publikimin e sekretit publik dhe faksifikimit kampjuterik.
Paraprakisht, pas miratimit të rendit të ditës, Kuvendi në seancën e sotme e ka zgjedhur Ana Trombeva Gavrillovska, Marko Spasov, Murat Aliu, Berton Sulejmani, Agim Haziri dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski për anëtarë të Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese. Po ashtu është marrë vendim për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Seanca vazhdoi me debat për propozimin e vendimit për themelimin e Komisionit anketues për konfirmimin e rrethanave në veprimin e institucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. bsh/
Foto: MIA arkiv