• петок, 20 февруари 2026

300 kompani do të mbështeten me grante për transformim të gjelbër në shumë të përgjithshme prej 25 milionë eurove, paralajmëroi Mickoski

300 kompani do të mbështeten me grante për transformim të gjelbër në shumë të përgjithshme prej 25 milionë eurove, paralajmëroi Mickoski

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot paralajmëroi se pothuajse 300 kompani do të mbështeten me grante në vlerë prej 25 milionë euro për transformim të gjelbër. Por, theksoi, ai tranzicion i gjelbër duhet të bëhet hap pas hapi në mënyrë që mos t'u shkaktohet dëmindustrisë dhe shtetit.

"Po, punojmë, praktikisht me agjencinë 'Inova', për mundësimin dhe sigurimin e granteve për kompanitë, posaçërisht në pjesën e transformimit energjetik. Edhe në  Davos pata një paraqitje mjaft interesante. Po, për transformimin energjetik, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sepse nuk jam i sigurt, ndërsa për atë u dakorduan edhe një numër i madh i pjesëmarrësve në ato panele, se me atë transformim energjetik ne në afat të gjatë mund të gjenerojmë energji bazike, që i nevojitet industrisë për nevojat e vetë industrisë", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë nëse do të sigurohen grante për adaptim të kompanive drejt transformimit të gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Sipas tij, procesi duhet të zhvillohet hap pas hapi, sepse, siç theksoi, çdo procedurë e përshpejtuar mund t'i bëhet dëm edhe industrisë edhe shtetit.

"Por sa për informim për kompanitë, diku rreth 300 kompani janë paraparë të mbështeten me këto grante në shumë të përgjithshme prej 25 milionë eurove dhe së shpejti do të kemi edhe për atë shpallje në opinion dhe konkurs publik", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kontrollit në projektet infrastrukturore në Gazi Babë. ab/

Foto МIА arkivi

 

Остани поврзан