• петок, 05 декември 2025

МIА Paralajmërime - МКD

МIА Paralajmërime - МКD

21 nëntor 2025

Tiranë - Kryeministri Hristian Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e liderëve "Plani ynë për BE-në" që do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të mbajë takim me ambasadoren kineze, Xhiang Siaojan. (Kuvendi, Salla e Qeverisë /10:30)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Kuvendi, salla "Boris Trajkovski" /13:00)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. (Kuvend, Salla 4 /11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. (Kuvendi, Salla 6 /11:25)

Shkup - Konferenca për mediat e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. (Ministria e Shëndetësisë, Salla e lartë /9:00)

Koçan - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës rajonale të shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale në Koçan. (rr. "Tosho Arsov" nr.8, përballë Komunës së Koçanit /11:00)

Shkup -  Konferencë për mediat e nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi. (selia e BDI-së /13:00)

Shkup - Drejtoria e Zbatimin të Sanksioneve do të mbajë një ngjarje me rastin e hapjes së këndit për fëmijë në Institucionin Ndëshkues të Idrizovës, i ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. (INP Idrizovë/10:00)

Shkup - Hapja e Konferencës së katërt për arsimin e paqes, e organizuar nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë – Megjashi. (h. "Holidej In" /10:00; deklarata për mediat /10:15)

Shkup - Hapja solemne e simpoziumit dyditor "Mes praktikës dhe shkencës: Hapur për kontroversitë në praktikën klinike". (Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë Universitetit MIT në bulevardin "Boris Trajkovski" nr.62/12:00)

Tetovë - Seancë konstituive e Këshillit të Komunës së Tetovës. (14:00)

Shkup - Seancë gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit për Faton Lurin për përplasjen me pasoja vdekjeprurëse të Jugosllav Nikollovskit. (Gjykata Themelore Penale Shkup, salla e gjyqit numër 7/13:00)

Gostiva/Vrapçishtë/Mavrovë dhe Rostushë/Qendër Zhupë - Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, para personave zyrtarë të njësisë kompetente dhe zyrës së KSHZ-së, si dhe para noterit kompetent. (8:30 deri 16:30)

Shkup - Fakulteti i Shkencave të Edukimit do të mbajë Këshillin solemn mësimor-shkencor me rastin e zgjedhjes së prof. dr. Stojko Stojkov për akademik të ASHAM-së. (12:00,deklarata për mediat para sallës solemne të FON-it/ 11:45)

Shkup - Inteligjenca artificiale në redaksitë, si dhe sfidat për vetërregullimin dhe shkathtësinë mediatike që rrjedhin nga përdorimi i saj, ngjarje e organizuar nga Këshilli për Etikën në Media dhe Instituti i Maqedonisë për Media. (ASHMAA /11:00)

_______________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore* 
 
 

 

Остани поврзан